Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Iu vu dryni/ Dosjet e Kadastrës së Vlorës transportohen drejt Tiranës, shoqërohen nga Policia

14:16, 29/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dosjet e Kadastrës së Vlorës transportohen drejt Tiranës, shoqërohen nga Policia

Rreth orës 14:00 të ditës së sotme, baza materiale dhe dosjet e Kadastrës së Vlorës kanë nisur të transportohen drejt Tiranës për veprime të mëtejshme. Procesi po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ndërsa materialet po ngarkohen në një kamion, të shoqëruar nga forcat e Policisë së Shtetit.

Burime bëjnë me dije se dosjet përkatëse do të administrohen nga autoritetet kompetente në Tiranë, në kuadër të procedurave të mëtejshme hetimore dhe verifikuese.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar mbi arsyet e këtij transferimi, ndërsa priten reagime nga institucionet përgjegjëse në vijim.

Hipotekës së Vlorës iu vu dryni pak ditë më parë, pas vendimit për transferimin në Tiranë, duke nxitur protestën dhe pezullimin e punës nga punonjësit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco