Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Bllokada e kufijve nga transportuesit e rajonit mban të bllokuar Qafë Thanën, kamionët në radhë prej 3 ditësh

12:21, 29/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, më e madhja në juglindje të vendit që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, kamionët vijojnë të qëndrojnë të bllokuar për shkak të protestës në ditën e tretë të saj.

Kryesisht bëhet fjalë për mjete të tonazhit të rëndë me targa të Maqedonisë së Veriut.

LEXO EDHE: Shoferët e kamionëve në 3 shtete të Ballkanit bllokojnë kalimet kufitare, kundër sistemit të ri digjital të BE-së

Bllokada është planifikuar të zgjasë rreth 7 ditë, ndërsa nëse kërkesat nuk plotësohen, Shoqata e Kamionistëve ka paralajmëruar mundësinë e zgjatjes së protestës.

[kamionet]

Situata në doganën e Qafë Thanës vijon të jetë normale dhe pa problematika. Në palën maqedonase kamionët vijojnë të jenë të vendosur në radhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco