Një shtetas grek, Grigorios Vlachopoulos, banues në Greqi, u procedua penalisht pasi u kap duke tentuar të nxirrte nga Shqipëria 45 000 euro pa i deklaruar. Ngjarja ndodhi në pikën e kalimit kufitar të Sarandës, gjatë kontrolleve të rregullta për parandalimin e paligjshmërisë.
Materialet për rastin iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ku nisi procedimi penal për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, ndërkohë që shuma e parave u sekuestrua për veprime të mëtejshme ligjore.
Njoftimi i Policisë:
Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 45 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht shtetasi grek. Sekuestrohet shuma e parave. Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Sarandë, gjatë kontrolleve të vazhdueshme që kryejnë me synim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, i kanë gjetur një shtetasi, në çantë, 45 000 euro, të cilat ai po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar.
Në vijim të veprimeve për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin grek G. V., banues në Greqi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
© SYRI.net