Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Shoqërimi dhe dhuna ndaj të miturit në protestën e PD-së, nis hetimi për efektivët

Shoqërimi dhe dhuna ndaj të miturit në protestën e PD-së, nis hetimi për efektivët

11:32, 28/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Agjensia e Mbikqyrjes Policore ka referuar në Prokurorinë e Tiranës praktikën e shoqërimit të të miturit me iniciale R.K gjatë protestës së opozitës para parlamentit.

Burime bëjnë me dije se organi i akuzës do ta verifikojë në bashkëpunim edhe me AMP mënyrën se si tre agjent të policisë të maskuar vepruan për rastin në fjalë.

Nga pamjet shihet se i mituri, përveç shoqërimit, atij i janë vendosur edhe prangat në njërën dorë, ndërsa prangat i mbante një agjent i komisariatit.

Prokuroria do ta verifikojë plotësisht veprimet e të miturit, nëse ai ishte apo jo në shkelje të ligjit.

Sipas policisë, shtetasi i mitur R.K po gjuante me gur punonjësit e policisë para parlamentit, por i mituri është shorehur ng ana tjetër se nuk po bënte asnjë veprim. Por më tepër ai shton se ndaj tij është ushtruar dhunë.

PD është shprehur se protestuesit janë dhunuar nga punonjës policie si me uniformë, ashtu dhe nga ato civilë.

Disa prej tyre shkuan në spital pasi u goditën, ndërsa të tjerët kishin probleme me frymëmarrjen si pasojë e gazit të hedhur. Për protestën e 24 janarit u ndaluan 19 protestues, por gjykata e Tiranës vendosi një ditë më parë lirimin e tyre nga qelia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco