Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Ironi me Ballukun, protestuesit hedhin dhjetëra çelësa para Kryesisë së Kuvendit - Belinda 300 apartamente

Ironi me Ballukun, protestuesit hedhin dhjetëra çelësa para Kryesisë së Kuvendit - Belinda 300 apartamente

10:57, 28/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një gjest simbolik ka qenë ai i zgjedhur nga shoqëria civile në protestën që po mbahet para Kryesisë së Kuvendit.

Ndërsa flitej për vështirësitë me të cilat përballen qytetarët sot në blerjen e shtëpie, dhe faktin që zëvendës kryeministrja Belinda Balluku thuhet se zotëron 300 banesa, protestuesit kanë hedhur dhjetëra çelësa në tokë në formë revolte.

“Kjo godinë këtu është vend ku mblidhen parlamentarë. Qytetarët zgjedhin deputetët që të mbrojnë interesat e tyre dhe të mbrojnë hallet e qytetarët. Prokurori thotë se një ministër është duke vjedhur dhe i këron imunitetin e një prej ministrave. Si mundet deputetët që mbrojnë hajdutë, milionat që janë vjedhur në mënyrë galoponte. Niko Peleshin e kanë zgjedhur qytetarët e Korçës a i ka pyetur ai, se a vlen të mbrohet një njeri që ka abuzuar me detyrën. Qytetarët e Tiranës kanë votuar Taulant Ballën, a mundet ai me votën e tyre të mbrojë një hajdut. Bledi Çuçi, po ashtu është duke mbrojtur ministren. Nuk mundet me urdhër partie të mbrohen ato që bëjnë rrugë 220 mln euro që prishen. Ulsi Manja është zgjedhur nga qytetarët e Lezhës a mundet ky njeri ta përdorë për ta mbrojtur një hajdut. Duket sikur në këtë vend punojnë vetëm hajdutët, dhe këta që duhet t’u vënë fre hajdutëve nuk vijnë në punë.

Ata që janë mandatuar nga qytetarët duhet të mbrojnë interesat e qytetarëve. Peleshi, Balla, Cuci , Ulsi Manja, nuk vijnë në punë të mbrojnë qytetarët nga hajdutët. I vetmi vend i botës ku qytetarët shqiptarë nuk blejnë dot shtëpi është Shqipëria. Ndërsa ministrat kanë 300 apartamente. Nuk mundet që qytetarët të bëhen mish për top…”, tha Migen Qiraxhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco