Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

FOTO/ I dënuar me burgim të përjetshëm për 3 vrasje në Maqedoninë e Veriut, ja kush është 52-vjeçari i arrestuar në Tiranë

FOTO/ I dënuar me burgim të përjetshëm për 3 vrasje në Maqedoninë e Veriut, ja kush është 52-vjeçari i arrestuar në Tiranë

12:02, 27/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas një hetimi operativ, forcat shqiptare kanë arrestuar në Tiranë 52-vjeçarin Besim Sherifi, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për një vrasje të ndodhur në vitin 2007 në fshatin Kopanica, Shkup, ku humbën jetën tre persona. Për të, gjykata në Maqedoninë e Veriut kishte caktuar arrest në mungesë, që sipas ligjit parashikon burgim të përjetshëm.

Sherifi përdorte identitetin e një shtetasi kosovar, me dokumente që iu sekuestruan dhe dyshohet të jenë të falsifikuara. Ai u kap në një apartament në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku jetonte me qira prej 10 vitesh.

Lexo edhe: EMRI/ Arrestohet në Tiranë 52-vjeçari i kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut

Në momentin e arrestimit, ai mohoi të ishte Sherifi, por kontrolli i gishtave konfirmoi identitetin e tij. Hetimet e autoriteteve shqiptare u mbështetën edhe në informacionin e marrë nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco