Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Aksident në Shijak, humb jetën këmbësori, arrestohet drejtuesi i automjetit

Aksident në Shijak, humb jetën këmbësori, arrestohet drejtuesi i automjetit

11:53, 27/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës është shënuar natën e kaluar në aksin rrugor Shijak – Katund Sukth.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:30 të së hënës, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi B. R., 27 vjeç, banues në Durrës, ka përplasur një këmbësor.

Viktima, shtetasi G. M., 73 vjeç, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është arrestuar në flagrancë nga specialistët e qarkullimit rrugor, ndërsa po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco