Policia e Durrësit ka vënë në pranga Mikel Ndoj, 56 vjeç, i cili dyshohet se plagosi me thikë vajzën e tij Xhesika Ndoj dhe kolegun e zyrës së kësaj të fundit.
Ngjarja u shënua paraditen e e kësaj të hëne, 26 janar, ku 56-vjeçari Mikel Ndoj, plagosi me thikë vajzën e tij 24-vjeçare, Xhesika Ndoj dhe kolegun e saj që punonte më të në një agjenci imobiliare.
Ngjarja është shënuar në lagjen numër 12 në qendër të Durrësit, ku 56-vjeçari Mikel Ndoj, me origjinë nga Mirdita, por banues në Durrës është paraqitur pranë agjencisë imobiliare ku punonte e bija, e cila pasi ka dalë jashtë është përfshirë në një konflikt verbal me të atin.
Konflikti ka agravuar dhe Mikel Ndoji ka qëlluar 4 herë më thikë vajzën e tij Xhesikën, teksa kolegu i saj Onard Memlika, që ndërhyri për t’i ndarë ka mbetur gjithashtu i plagosur nga goditjet me thikë.
Dy të plagosurit janë nisur me urgjencë në Spitalin e Durrësin, ku gjendja e të resë paraqitet më e rëndë.
Mbeten ende të paqarta motivet e kësaj ngjarje rëndë, teksa Syri mëson se Mike Ndoji, kishte qenë i burgosur në Itali dhe sapo ishte kthyer në Shqipëri.
Mikel Ndoj dhe bashkëshortja e tij ishin në proces divorci, teksa prokuroria e qytetit bregdetar vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarje.
© SYRI.net