EMRAT/ 56-vjeçari goditi me thikë vajzën dhe kalimtarin, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e të plagosurve

EMRAT/ 56-vjeçari goditi me thikë vajzën dhe kalimtarin, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e të plagosurve

11:32, 26/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

24-vjeçarja Xhensila Ndoj mbeti e plagosur pasi u godit me thikë nga babai i saj, Mikel Ndoj, 56-vjeç, pas një sherri të ndodhur mes tyre pranë ambienteve ku punonte vajza.

Gjatë përplasjes, i plagosur mbeti edhe shtetasi Onard Memlika, i cili kishte ndërhyrë për të qetësuar konfliktin, por gjithashtu u godit me thikë nga 56-vjeçari.

LEXO EDHE: Babai godet me thikë vajzën e tij dhe kalimtarin që tentoi ta ndalonte - Vajza nuk pranonte të jetonte me të...

Raportohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut dhe aktualisht po mbahen në sallën kirurgjikale, ku po i nënshtrohen operacioneve.

Pas ngjarjes, Mikel Ndoj është larguar dhe ende nuk është lokalizuar nga policia, e cila po punon intensivisht për kapjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco