Një vrasës shqiptar ka shkaktuar zemërim në Britaninë e Mdhe, pasi dyshohet se ka fituar 20,000 paund nga një transmetim i drejtpërdrejtë në TikTok nga brenda qelisë së tij të burgut në Mbretërinë e Bashkuar.
Eugert Merizaj u dënua me 32 vjet burg në maj 2022 për vrasjen e trafikantit rival të drogës Hemawand Ali Hussein, gjë që e çoi atë në burgun HMP Manchester.
Megjithatë, vrasësi transmeton rregullisht drejtpërdrejt në platformën e mediave sociale, kundër rregullave të burgut. Thuhet se Merizaj i ka fituar paratë në vetëm shtatë minuta, ndërsa filmonte me një telefon të kontrabanduar.
Pas vitesh të tëra duke ndarë video dhe duke u lutur të dërgohej në shtëpi, ai do të deportohet si pjesë e një skeme transferimi të të burgosurve me vlerë 4 milionë paund në vit .
Ai i fitoi paratë duke përdorur një funksion të quajtur "Live Match" në TikTok , ku përdoruesit filmojnë veten duke folur me të tjerët për rreth pesë minuta, në të cilin shpesh u luten spektatorëve online për donacione./ Express.
© SYRI.net