SYRI TV/ Prokuroria Tiranës dërgon në gjyq 6 persona, ofronin kalim të paligjshëm drejt SHBA

15:04, 25/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim 6 persona, të cilët akuzohet se mundësonin kalim të paligjshëm drejt SHBA-ve, duke përdorur dokumente të falsifikuara në këmbim të parave. Sipas Prokurorisë, kalimi me dokumente false drejt SHBA bëhej përmes Karaibeve dhe Porto Rikos kundrejt pagesës prej 35 mijë euro

Syri tv

 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka dërguar në gjyq gjashtë persona për falsifikim dokumentesh dhe ndihmë në kalim të paligjshëm të kufijve, në kuadër të një skeme që synonte drejtimin e shqiptarëve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt pagesës 35,000 euro. Të pandehurit janë: Hazi Maci., Lejla Maci, Ardjan Pirani, Cekrez Nikoci., Alfred Maci. dhe Endrit Nezaj. Hetimet kanë treguar se Hazi Maci i hetuar më parë për aktivitete të ngjashme, ka organizuar kalimin e disa shtetasve shqiptarë përmes Karaibeve dhe Porto Rikos, duke përdorur dokumente të falsifikuara për të arritur në SHBA dhe Kanada.

Sipas prokurorisë ky shtetas dyshohet se ka falsifikuar dokumente dhe ka ndihmuar në kalimin e paligjshëm të kufijve, duke përdorur edhe dy numra telefonikë nga paraburgimi për të komunikuar me bashkëpunëtorët e tij. Lejla Maci, bashkëshortja e tij, ka marrë pjesë në udhëtimet dhe organizimin e procesit, duke përfshirë edhe vëllain e saj, Ardjan Pirani, në menaxhimin e porosive të udhëtimit. Endrit Nezaj punonjës i një agjencie turistike, ka ndihmuar duke vënë në dispozicion foto të dokumenteve të huaj për prodhimin e dokumenteve false. Cekrez Nikoci shofer automjeti, ka transportuar dokumente të falsifikuara. Alfred Maci ka dhënë pasaportën e tij britanike si model për prodhimin e dokumenteve të tjera për kalime të paligjshme.

Prokuroria tha se të pandehurit do të gjykohen për veprat penale të “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falsifikim i dokumentit” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, si dhe për “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, në rastin e Hazi Maci. Materialet janë dërguar pranë gjykatës për veprime të mëtejshme ligjore.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco