Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Rreth orës 20:30, në lagjen ‘Pavarësia’, si pasojë e një konflikti mes dy personave, është plagosur me thikë shtetasi me iniciale I. S., 44 vjeç.
Vlorë/ Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, në lagjen ‘Pavarësia’, Vlorë, si pasojë e një konflikti është plagosur me mjet prerës shtetasi I. S., 44 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke identifikuar dhe shoqëruar autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasin F. Z., 48 vjeç.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net