Pasiguria në burgje/ 90 të burgosur nga burgu i Fushë Krujës transferohen drejt Peqinit

Pasiguria në burgje/ 90 të burgosur nga burgu i Fushë Krujës transferohen drejt Peqinit

09:43, 24/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të paktën 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë pritet të transferohen nga burgu i Fushë Krujës drejt Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin. Operacioni do të realizohet gjatë kësaj fundjave.

Burimet bëjnë me dije se lëvizja e të dënuarve do të kryhet me masa të shtuara sigurie, ku do të angazhohen struktura të specializuara të rendit dhe shërbimet penitenciare. Qëllimi i këtij operacioni është garantimi i rendit, sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit të transferimit.

Autoritetet theksojnë se transferimi bëhet në kuadër të riorganizimit të sistemit penitenciar dhe përmirësimit të kushteve të sigurisë, ndërsa hetimet dhe monitorimi do të vijojnë gjatë gjithë operacionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco