Ndalohet vëllai i ish deputetit të PS, ishte shpallur në kërkim për dhunën ndaj dy personave

Ndalohet vëllai i ish deputetit të PS, ishte shpallur në kërkim për dhunën ndaj dy personave

15:22, 23/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gëzim Ndoka, vëllai i ish deputetit të PS, Arben Ndoka është ndaluar nga policia pas një konflikti që ndodhi disa ditë më parë në Lezhë.

Ngjarja ndodhi më 12 janar, ku të lënduar mbetën kushërinjtë Gjergj dhe Nikolin Marku. Dy kushërinjtë kallëzuan në polici se babë e bir, Gëzim dhe Kevin Ndoka i dhunuan në lokal.

Vëllai i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, Gëzim Ndoka, është ndaluar nga policia e Lezhës, pas ishte shpallur në kërkim. Pas ndalimit Gëzim Ndoka është lënë i lirë pasi prokuroria ka vendosur që të hetohet në gjendje të lirë.

Ndërkohë vijon të jetë ende në kërkim djali i tij, Kevin Ndoka.

Ngjarja

Ngjarja ndodhi me 12 janar, ku në ambientet e lokalit kanë hyrë rreth pesë persona të maskuar, disa prej tyre të armatosur, të cilët dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe kanë kërcënuar klientët.

Njëri prej tyre, sipas dëshmive, është prezantuar si nipi i Arben Ndokës.

Gjatë incidentit, Nikolin Marku dhe një person tjetër janë goditur dhe kanë mbetur të lënduar. Marku ka akuzuar Gëzim Ndokën si të përfshirë në konflikt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco