Punonjësit të burgut të Durrësit i vjedhin armën në shtëpi

Punonjësit të burgut të Durrësit i vjedhin armën në shtëpi

14:53, 23/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një punonjës i burgut të Durrësit iu drejtua policisë së këtij qyteti mbrëmjen e së enjtes, 22 janar, për të denoncuar se i kanë vjedhur në shtëpi armën e shërbimit dhe një arkë me kursime.

Autoritetet thonë se janë vënë menjëherë në lëvizje për të identifikuar autorët dhe zbardhjen e rastit.

Mbrëmë, kallëzoi shtetasi Sh. M., 43 vjeç, banues në Durrës, punonjës i IEVP Durrës, se i kishin vjedhur në banesë armën e shërbimit dhe arkën me kursime. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit, si dhe për zbardhjen e rrethanave”, thuhet në një njoftim për mediat të policisë së Durrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco