Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur në një lokal në qytetin e Kukësit, ku disa persona dyshohet se kanë sulmuar një shtetas me shkop bejsbolli dhe kanë tentuar ta vrasin me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasit Ç. M. dhe E. M., kushërinj me njëri-tjetrin, së bashku me tre persona të tjerë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me shkop bejsbolli shtetasin S. I., si dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e goditjeve, S. I. ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Në një lokal në qytetin e Kukësit, shtetasit Ç. M. dhe E. M. (kushërinj me njëri-tjetrin), dyshohet se, së bashku me 3 shtetas të tjerë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me shkop bejsbolli dhe kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin S. I.
Shtetasi S. I. është dëmtuar si pasojë e goditjeve me shkop bejsbolli dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë Kukës, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për kapjen e autorëve dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.
© SYRI.net