'Lulëzojnë foletë' e prostitucionit në Tiranë/ Arrestohen 3 vajza kolumbiane

14:16, 22/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Tiranës finalizoi operacionin e koduar “Network”, duke goditur tre raste të prostitucionit të organizuar në kryeqytet. Operacioni zbuloi tre apartamente me qira ku ushtrohej prostitucion, në rrugët “Ibrahim Rugova”, “Hoxha Tahsim” dhe “Myslym Shyri”.

Gjatë ndërhyrjes u arrestuan tre shtetase kolumbiane, M. L., 21 vjeçe, V. Y., 25 vjeçe dhe L. D., 35 vjeçe, të cilat dyshohet se ushtronin prostitucion në apartamentin e rrugës “Ibrahim Rugova”. Një shtetas spanjoll, J. D., 26 vjeç, u vu gjithashtu në pranga, pasi dyshohet se shfrytëzonte këto shtetase për këtë veprimtari kriminale.

Gjithashtu, u proceduan penalisht dy shtetase shqiptare, V. O., 34 vjeçe dhe S. Sh., 24 vjeçe, të cilat ushtronin prostitucion në dy apartamente të tjera, në rrugët “Hoxha Tahsim” dhe “Myslym Shyri”.

Gjatë kontrollit u sekuestrua një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni dhe disa celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa policia vijon punën për identifikimin dhe ndëshkimin e të gjithë personave të përfshirë në këto veprimtari kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco