Gjyqi në GJKKO, avokati i Spahisë depoziton prova të reja, SPAK zbaton urdhrin politik: S'ka lidhje me çeshtjen

Gjyqi në GJKKO, avokati i Spahisë depoziton prova të reja, SPAK zbaton urdhrin politik: S'ka lidhje me çeshtjen

13:01, 20/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në GJKKO po zhvillohet gjyqi ndaj ish kryebashkikaut dhe deputetit të PD në Shkodër Bardh Spahia për shkarkimin nga puna në mënyrë të ligjshme të një punonjësi.

Avokati i deputetit demokrat ka depozituar një provë të re ndërkohë që përfaqësuesit e SPAK janë shprehur kundër duke e cilësuar provën e sjellë se nuk ka lidhje me çështjen.

Avokati Bardh Spahisë: Po ju depozitojmë rastin e nje procedure prokurimi ku Mark Molla në cilësinë e drejtorit të ujësjellësit nuk ka bërë siç duhet detyrën lidhur me ketë tender, pasi vendimi i tij është rrëzuar nga komisioni i prokurimeve publike.

Gazetari i Syri tv Fatjon Gjinaj mëson se behët fjalë për tenderin e furnizimit me klor por SPAK ishte kundër administrimit të kësaj prove.

Prokurorja e SPAK Dorina Bejko: Ne mbajmë të njëjtin qëndrim për këtë provë, sepse na është bërë me dije që në fazën e hetimit paraprak. Fakti qe ai pretendon të provojë nuk lidhet me shkakun për të cilin ai akuzohet. Bardh Spahia mund të ndiqte rrugë të tjera ligjore si auditim etj, për mos përmbushjen e detyrave si drejtor të Mark Mollës. Kërkojmë që mos pranohet si provë e re dhe mos bëhet pjesë e shqyrtimit gjyqësor. Nuk ka lidhje me lirimin nga detyra të administratorit.

Bardh Spahia është marrë i pandehur dhe po gjykohet për veprën penale pengim për ekzekutimin e vendimit të gjykatës.

Gjyqtarja Rudina Palloj mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe i jep kohë palëve të përgatiten për diskutimet gjyqësore ku SPAK do të paraqesë pretencën me 3 shkurt ora 10:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco