Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës kundër Edi Ramës, qytetarët e kalojnë natën para kryeministrisë

Dyshohet se u përfshinë në baste sportive, AMP ekzekuton masat e sigurisë ndaj 6 punonjësve të Policisë dhe 1 personi tjetër

Dyshohet se u përfshinë në baste sportive, AMP ekzekuton masat e sigurisë ndaj 6 punonjësve të Policisë dhe 1 personi tjetër

08:28, 20/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan–Korçë) ka ekzekutuar vendimet e gjykatës për 6 efektive në kuadër të operacionit të koduar “Last Bet”. 

Gjykata ka caktuar masa sigurie ndaj 6 punonjësve të Policisë së Shtetit, mes tyre edhe një efektiv i njësisë speciale RENEA, si dhe ndaj 1 shtetasi civil, të dyshuar për përfshirje në organizimin dhe favorizimin e lojërave të fatit të paligjshme.

Masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” është caktuar për Nënkomisar R.T., specialist për krimet, Stacioni i Policisë Manëz (Durrës), Inspektor Enea Kapllani, ndihmës specialist/kontrollor, Policia Kufitare Morinë (DVKM Kukës) dhe shtetasin Ilir Tafaj, banues në Tiranë

Ndërsa ndalim për të dalë jashtë shtetit dhe detyrim paraqitjeje u caktua për komisar Denis Sinani, shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Volum, Komisariati i Policisë Devoll, nënkomisar Aldi Molla, përgjegjës turni, Policia Kufitare Morinë, inspektor Gëzim Beqiraj, ndihmës specialist/kontrollor, Policia Kufitare Morinë dhe inspektor Ersit Dogra, trupë shërbimi operacional pranë Seksionit Special të Ndërhyrjes Taktike, RENEA.

Ata akuzohen për organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin dhe Shpërdorim detyre.

Persona iu sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet të jenë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.

Njoftimi: 

Gjykata ka caktuar masa sigurie ndaj 6 punonjësve të Policisë së Shtetit, mes tyre edhe një efektiv i njësisë speciale RENEA, si dhe ndaj 1 shtetasi civil, të dyshuar për përfshirje në organizimin dhe favorizimin e lojërave të fatit të paligjshme.

📍AMP ekzekuton masat e sigurisë ndaj 6️⃣ punonjësve të policisë dhe 1️⃣ shtetasi

Në kuadër të operacionit “Last Bet” zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u ekzekutua vendimi penal i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar:

Masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Pr. Penale, ndaj;

▶️ Nënkomisar R.T., me detyrë Specialist për krimet, pranë Stacionit të Policisë Manëz, në Komisariatin e Policisë Durrës.

▶️ Inspektor Enea Kapllani., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

▶️ Shtetasi Ilir Tafaj., banues në Tiranë

Masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 233 dhe 234 i Kodit të Pr. Penale, ndaj;

▶️ Komisar Denis Sinani, me detyrë Shef i Seksionit për hetimin e krimeve në volum në Komisariatin e Policisë Devoll.

▶️ Nënkomisar Aldi Molla, me detyrë Përgjegjës turni pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

▶️ Inspektor Gezim Beqiraj, me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

▶️ Inspektor Ersit Dogra, me detyrë Trupë shërbimi operacional pranë Seksionit Special të Ndërhyrjes Taktike, në njësinë speciale “Renea”.

Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur në kuadër të procedimit penal të vitit 2025, ku nga veprimet e thelluara hetimore, rezultoi se shtetasit e mësipërm duke shfrytëzuar atributet e funksionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive të palejuara / basteve sportive, duke konsumuar elementët e veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 197/25 dhe 248 i Kodit Penal.

Në funksion të veprimeve proceduriale u sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet të jenë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco