‘AUDI’ me targë AB 700 RS që shihet në foton e mëposhtme është makina me të cilën dyshohet se është arratisur mesditën e së martës Altin Ndoci nga spitali Rajonal i Durrësit.

Arratisja e Ndocit mësohet se ishte e mirëplanifikuar, pasi automjeti në fjalë ka qenë duke e pritur atë në parkingun e spitalit.

Ndoci ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore dhe ka kërkuar të shkojë në tualet. Aty është shoqëruar nga dy policë të burgjeve të cilët i ka dhunuar dhe më pas është larguar me vrap. Ai ka hipur në Audin dhe dyshohet se është nisur drejt Spitallës.
Nuk dihet ende se kush ka ndihmuar në arratisjen e Ndocit, ndërsa sipas informacioneve ai ishte anëtar i bandës kriminale të Çopjave.
© SYRI.net