Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

SYRI TV/ Dëme të mëdha nga përmbytjet në Trush - Fshati i përmbytur, banorët apel për ndihmë

16:30, 13/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dëme të konsiderueshme janë shkaktuar në fshatin Trush në Shkodër si pasojë e përmbytjeve. Qindra hektarë tokë ndodhen nën pushtetin e ujit, ndërsa banorët bëjnë apel për ndihmë. Ata shprehen se ndihen të braktisur nga pushteti lokal dhe ai qendror, ndërsa shtojnë se përmbytja ka ardhur jo nga reshjet e shiut, por nga HEC-et.

Syri TV

Përmbytjet në territorin e Bashkisë Shkodër kanë shkaktuar dëme të shumta edhe në tokat bujqësore të fshatit Trush. Banorët thonë se tokat e tyre janë në pushtetin e ujit prej tre ditësh, ndërkohë ka edhe banesa me prezencë uji. Sipas banorëve, kjo situatë vjen vetëm nga shkarkimet e HEC-eve, ndërkohë që ndihen të braktisur nga pushteti lokal.

Leonat Zadrima është një biznesmen në zonën e Shirqit që merret me prodhimin e bimëve dekorative. Ai tregon se dëmi që i është shkaktuar nga përmbytjet është kolosal deri në 100 mijë euro, ndërsa i bën thirrje kryebashkiakut Beci që të nis grupet e punës në terren për dëmet e shkaktuara.

Banorët kërkojnë dëmshpërblim të dëmeve që u janë shkaktuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco