Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

SYRI TV/ Përmbytjet katastrofike, Prokuroria mësyn në Bashkinë e Durrësit

16:24, 13/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Pak ditë pas regjistrimit të procedimit penal, prokuroria e Durrësit ka mësyrë në bashkinë e drejtuar nga Emirjana Sako duke sekuestruar dokumentet e tenderit të hidrovorit. Ky i fundit dyshohet se është shkaku i përmbytjeve katastrofike në Durrës, të cilat kanë shkaktuar miliona euro dëme në banesa dhe biznese në këtë qytet. Prokuroria dyshon se mosfunksionimi i hidrovorit është shkaku i përmbytjes.

Pasojat katastrofike të përmbytjeve në Durrës, për shkak të mosfunksionimit të hodrivorëve, duket se ka vënë në lëvizje prokurorinë e rrethit të nxitojë me hetimet për shkaqet. Burime nga organi akuzës në Durrës, bëjnë të ditur se dy ditë pas regjistrimit të procedimit penal, këtë të martë janë sekuestruar dokumente të procedurave të prokurimit për ndërtimin e hidrovorit të ri në Porto Romano, që kushtoi 19 milionë euro.

Të njëjtat burime, konfirmojnë se ka dyshime serioze dhe të bazuara, se përmbytja në Durrës është shkaktuar për shkak të mosfunksionimit të hidrovorit të ri në Porto Romano, që ashtu siç kishte konfirmuar me zë dhe figurë kryetarja e Bashkisë Emirjana Sako, do të duhet të kishte shmangur katastrofën. Deri më tani, mendohet se janë sekuestruar dokumentet për tenderin e “Hartim i studimit të projektit për rehabilitimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romanos-Kenetës dhe sistemi i rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit në kuadër të procesimit të rindërtimit me fond limit 87 milionë lekë”.

Ndërsa pritet që të sekuestrohen edhe dokumentet e tjera për tenderin kryesor atë të ndërtimit të Hidrovorit, i cili kushtoi 19 milionë euro. ky tender u fitua nga tre kompani të lidhura ngushtë me Belinda Ballukun, mes të cilave njëra ishte në pronësi të familjarëve të Spartak Kovaçit, ish-drejtor i ujësjellësit të Durrësit. Dy kompani të tjera janë 2T e Gramos Sakos dhe Vëllezërit Hysa, të cilat morën 19 milionë euro për të ndërtuar hidrovorin e Durrësit. Veç hetimeve të Prokurorisë së Durrësit, për Spartak Kovaçin është duke hetuar edhe SPAK, pas një kallëzimi të bërë nga Adriana Kalaja në lidhje me skemën 5B të denoncuar nga emisioni Plug në syri tv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco