Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Kurtinë, njësia administrative Hysgjokaj në Lushnjë, ku 60-vjeçari Bujar Dingozi humbi jetën pasi u rrëzua me motoçikletën që po drejtonte.
Sipas policisë, dyshohet se i moshuari ka humbur kontrollin mbi motoçikletën për shkak të lagështisë në rrugë.
Trupi i të ndjerit u transportua me ambulancë drejt morgut të spitalit të Lushnjes për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa autoritetet apeluan për kujdes maksimal gjatë qarkullimit në kushte të lagështa.
© SYRI.net