Rruga e Obotit në Shkodër është aktualisht e bllokuar për qarkullimin e mjeteve të ulëta, si pasojë e përmbytjeve. Sipas informacioneve nga terreni, niveli i ujit në këtë aks ka arritur deri në 50 centimetra, duke e bërë të pamundur kalimin e automjeteve të vogla.
Në zonë ndodhet një mjet i Ushtrisë, i cili po asiston dhe monitoron situatën për të garantuar sigurinë dhe për të ndërhyrë në rast nevoje.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin qarkullimin në këtë rrugë dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse.
© SYRI.net