Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të rrugës në aksin që lidh qendrën e Njësisë Dardhas me aksin nacional.
Një pjesë e rrugës është çarë duke e bërë të pamundur kalimin për automjetet por edhe këmbësorët.
Aktualisht lëvizja e banorëve dhe mjeteve është e pamundur, kjo rrugë i shërben të paktën 6 fshatrave të kësaj njësie administrative.
Ndërkohë mësimi në shkollën 9 vjeçare të Dardhasit sot është ndërprerë.
© SYRI.net