11 anëtarë të familjes Musta në Klos kanë mbetur pa shtëpi, për shkak se zjarri ua shkrumboi të gjithën.
Flakët e zjarrit dogji katin e dytë të banesës dhe një pjesë të katit të parë, ndërsa ende nuk dihet shkaku.
I përlotur, kryefamiljari Behar Musta ka treguar se si shtëpia e tij në fshatin Shkall të Klosit, ku jetojnë 11 familjarë, u përpi nga flakët.
Ai tregon se nuk ndodheshin në banesë në momentin e rënies së zjarrit, ndërsa kur kanë shkuar në shtëpi kanë parë që atë e kishte përpirë flaka.
“Nuk ishim në shtëpi. Kur erdhëm, flaka kishte përpirë të gjithë shtëpinë. Fati im që ishte ditë shiu dhe më ndihmoi pak. Komplet kati i dytë dhe gjysma e katit të parë komplet e shkrumbuar. Njerëzit kanë qenë në kat të parë kur ka marrë flakë kati i dytë. Rastësia e një fëmije jashta: “babi babi ka marrë flakë shtëpia”. Shteti dhe zjarrfikësja erdhën në sekonda, gjithë njerëzit na kanë ndihmuar. Në mes të dimrit, janar është, ftohtë. 11 vetë jemi, 11 frymë”,- tregoi kryefamiljari.
© SYRI.net