Qyteti i Gjirokastrës është përfshirë nga një situatë alarmante pas daljes nga shtrati të përroit të Fiços dhe Çulles. Vërshimet kanë përmbytur rrugët kryesore, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve dhe duke marrë përpara gjithçka në rrugë.
Dëmet në qytet janë të mëdha, me rrugë të bllokuara, banesa dhe biznese të rrezikuara, ndërsa energjia elektrike është ndërprerë në disa pjesë të qytetit.
Qytetarët paralajmërojnë se, nëse reshjet vazhdojnë, rreziku për jetën dhe pronën e tyre do të rritet edhe më shumë. Syri.net sjell pamjet ekskluzive nga terreni, që tregojnë psituatën alarmante.
© SYRI.net