Një fermer në zonën e Gjadrit në Lezhë ia doli të shpëtojë tufën e deleve, teksa uji vërshoi brenda stallës.
Gati gjysmë metri uji krijoi problem të madh për fermerin dhe të imtat e tij, duke rrezikuar përmbytjen e stallës dhe mbytjen e dhjetëra krerë dele.
Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që niveli i ujit të rritet ndjeshëm, duke vënë në rrezik jetën e bagëtive të imta.
Lezha është një nga qarqet që është prekur nga reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet ku dhjetëra hektarë tokë bujqësore e banesa ndodhen nën ujë duke vënë në rrezik edhe familjet.
© SYRI.net