Përroi i Çullës përmbyt Gjirokastrën, uji vërshon nëpër qytet, bllokohen makinat

18:56, 06/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vërshimet e ujit nuk kanë kursyer as rrugët në qytetin e gurtë të Gjorkastrës, duke i bërë të pakalueshme për qytetarët.

Si֛ç shihet dhe nga pamjet, përroi i Çullës ka vërshuar nëpër qytet duke përmbytur Gjirokastrën, teksa reshjet intensive kanë përfshirë vendin, ndërsa më të prekura mbeten qarqet e Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Vlorës e pjesërisht në jug të vendit.

Vërshimi i përroit ka krijuar problem edhe për drejtuesit të aumtojeteve, të cilët kanë hasur vështirësi edhe si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, ndërsa për shkak të situatës shumë automjete janë bllokuar.

Vërshimi i përroit të Çullës nëpër rrugët e lagjet e qytetit të Gjirokastrës, pasi sa herë që ka reshje banorët përballen me përmbytje duke e bërë pothuajse të pamundur lëvizjen nëpër qytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco