Ndërsa situata në shumë qarqe të vendit paraqitet problematike për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve që rrezikojnë dhjetëra e qindra familje, edhe në Lezhë nuk duket të ketë përmirësim.
Në urën e Gjadrit që lidh disa fshatra të Zadrimës së Lezhës është bërë e pakalueshme për shkak të vërshimit të ujërave që kalojnë nën të.
Duke parë neglizhencën dhe arrogancën e pushtetit lokal në Lezhë, kanë qenë vetë banorët ata të cilët kanë vendosur shirit në hyrje të urës, për të paralajmëruar mbi rrezikun që u kanoset.
Situatën e bën më të vështirë edhe fakti i rënies së natës, pasi ura që lidh fshatrat e Zadrimës nuk ka ndriçim, ndërsa si zgjidhje për drejtuesit e mjeteve banorët kanë menduar shiritat si paralajmërim rreziku.
© SYRI.net