Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Kaosi nga shirat/ Mbi 40 familje të evakuuara në Durrës nga përmbytjet

Kaosi nga shirat/ Mbi 40 familje të evakuuara në Durrës nga përmbytjet

15:30, 06/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mbi 40 familje janë evakuuar nga Shtabi i Emergjencave Civile në bashkëpunim me Forcat e Armatosura, si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet.

Ushtria ndodhet në Durrës që prej orëve të para të paradites, ku ka angazhuar katër pompa të fuqishme për përballimin e situatës.

Sipas autoriteteve, një pompë është vendosur në Shkozet, një tjetër në afërsi të burgut, një në zonën e ish-Kënetës dhe një në Porto Romano.

Shtabi i Emergjencave Civile bën me dije se ka ende shumë kërkesa për evakuime, ndërsa strukturat përkatëse vijojnë punën në terren për të garantuar sigurinë e banorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco