Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Mbante armë pa leje në banesë, arrestohet 32-vjeçari në Vaqarr

Mbante armë pa leje në banesë, arrestohet 32-vjeçari në Vaqarr

15:16, 06/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Tiranës këtë të martë ka vënë në pranga një 32-vjeçar, pasi mbante pa leje në banesë, 1 armë zjarri, pushkë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Village”, është arresuar shtetasi E. S., 31 vjeç, ku në banesën e tij në fshatin Lalm, Vaqarr, u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë që posedohej pa leje.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Village”, në vijim të goditjeve kundër armëmbajtjes pa leje.

Arrestohet 1 shtetas që mbante pa leje, në banesë, 1 armë zjarri pushkë.

Sekuestrohet arma.

Në vijim të kontrolleve dhe punës informative, me synim evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje që rrezikojnë të drejtat e qytetarëve dhe cenojnë rendin publik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin “Village”.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi E. S., 31 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Lalm, Vaqarr, u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë që posedohej pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco