Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

VIDEO/ Durrësi kthehet në 'qendër lundrimi'... Qytetarët lëvizin me kanoe, mbyllen kopshtet dhe çerdhet

11:50, 06/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar një situatë të pazakontë në qytetin e Durrësit. Rrugët janë përmbytur dhe siç shihet në video, e vetme mundësi e banorëve për të lëvizur kanë mbetur kanoet. Mjetet lundruese që zakonisht përdoren për lundrim gjatë sezonit veror.

Ndërkohë, si pasojë e përmbytjeve, në pamundësi të lëvizjes së prindërve, fëmijëve dhe nxënësve, mësimi është pezulluar në këto çerdhe e kopshte:

-Kopshti “Sotir Noka”

-Kopshti “Met Hasa”

-Çerdhja nr.1

-Konvikti “Beqir Çela”

-Kopshti “Neim Babameto”

-Kopshti “Durrësi i Ri”

-Kopshti “Fidanishtja”

Po kështu procesi mësimor është pezulluar në të gjitha shkollat.

Në kodrën e Currilave janë evidentuar rrëshqitje dheu, ndërsa disa akse rrugore janë bërë të pakalueshme për shkak të reshjeve të dendura. Rrugët problematike janë:

-Rruga “Mujo Ulqinaku”

-Rruga “Hysen Myshketa”

-Rruga “Marta Buda”

-Rruga “Jahja Ballhysa”

-Rruga “Kristo Sotiri”

-Rruga “Glaukia”

-Rruga “Vaso Pasha”

-Rruga “Jeta Re”

-Rruga “Vllazërimi”

-Rruga “Jezerca”

-Rruga “Azem Hajdari”

-Rruga “Mbreti Pirro”

-Rruga “Enkelejve”

Këto rrugë ndodhen në lagjet nr. 12, 13, 14, 17 dhe 18. Gjithashtu, ka bllokime të qarkullimit nga zona e Mauzoleumit të Dëshmorëve deri në zonën e Durrësit të Ri.

Situatë problematike paraqitet në njësinë administrative Rrashbull si dhe në Manzë, ku ura e fshatit Borç rrezikon shembjen për shkak të prurjeve të mëdha të ujit. Deri më tani janë evakuuar 10 familje, me nga 3–4 anëtarë secila, të cilat janë sistemuar pranë Kovalishencës.

Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e dendura pritet të vijojnë deri në orët e drekës. Për këtë arsye, u bëhet thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal.

Të gjitha ekipet e Bashkisë së Durrësit ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për menaxhimin e situatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco