Reshjet e shiut kanë shkaktuar trafik të rënduar mëngjesin e sotëm në Tiranë, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve dhe transportin urban. Situata u përkeqësua edhe më tej për udhëtarët e linjës urbane “Tirana e Re”, pas një ngjarjeje të pazakontë të ndodhur në orët e para të ditës.
Sipas raportimeve, të paktën dy autobusë pësuan defekt në mes të rrugës, duke u bllokuar dhe duke lënë dhjetëra udhëtarë në mes të shiut. Qytetarët u detyruan të presin për një kohë të gjatë, pa asnjë zgjidhje alternative të menjëhershme, ndërsa trafiku në zonë u rëndua edhe më shumë.
Udhëtarët kanë shprehur indinjatë dhe shqetësim për situatën, duke theksuar se këto probleme janë përsëritur disa herë gjatë ditëve të fundit. Sipas tyre, defektet e shpeshta të autobusëve po u cenojnë seriozisht oraret e punës, si edhe orët mësimore për nxënësit dhe studentët.
© SYRI.net