Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në disa zona të Lezhës, vështirësohet qarkullimi

08:16, 06/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reshjet intensive të shiut kanë krijuar problematika në disa zona të qytetit të Lezhës gjatë 24 orëve të fundit. Sasia e madhe e ujit ka sjellë grumbullime në akse të ndryshme rrugore, duke penguar qarkullimin normal të automjeteve dhe kalimin e qytetarëve.

Situata më problematike është shënuar në zonën e njohur si 11.2 hektarë, ku për arsye sigurie Policia ka ndërprerë përkohësisht lëvizjen, për shkak të pranisë së ujit në nivele të larta. Vështirësi janë evidentuar edhe në lagjen “11 Janari”, ku rrugët janë mbuluar pjesërisht nga uji i reshjeve.

Sipas korrespondentit të SYRI, ndikim të drejtpërdrejtë ka pasur edhe në institucionet arsimore, pasi oborri i shkollës 9-vjeçare “Kosova” ka qenë i pakalueshëm në orët e para të mëngjesit, duke krijuar vështirësi për nxënësit dhe prindërit.

Pavarësisht situatës së krijuar, autoritetet bëjnë me dije se nuk ka raportime për dëme materiale apo incidente, ndërsa strukturat e shërbimeve janë vënë në terren për të monitoruar gjendjen dhe për të ndërhyrë në pikat kritike. Punonjësit kanë punuar për pastrimin dhe lirimin e pusetave, me qëllim përmirësimin e rrjedhës së ujërave.

Burime lokale theksojnë se problematika lidhet me kapacitetin e kufizuar të rrjetit ekzistues të kullimit, i cili nuk përballon prurjet e mëdha gjatë reshjeve intensive. Aktualisht në qytet është në zhvillim një projekt rehabilitimi i rrjetit të ujërave të bardha dhe të zeza, investim që synon reduktimin e rasteve të përmbytjeve urbane në të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco