Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

VIDEO/ 114 kg drogë me vlerë 5 mln euro, policia gjen një agjendë me emra dhe numra

18:49, 05/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një operacion antidrogë i përmasave të paprecedenta është zhvilluar të premten e kaluar nga Policia italiane në zonën e Teramos, ku janë sekuestruar plot 114 kilogramë lëndë narkotike, me një vlerë të përllogaritur mbi 5 milionë euro.

Detajet e operacionit u bënë publike gjatë një konference për shtyp të mbajtur këtë mëngjes.

Gjatë ndërhyrjes, e realizuar nga Skuadra Mobile e Drejtorisë së Policisë së Teramos, u zbulua një depo e vërtetë droge në banesën e një 33-vjeçari shqiptar, banues në zonën Val Vibrata.

Brenda banesës, efektivët gjetën 30 kilogramë kokainë, 4 kilogramë heroinë dhe 80 kilogramë hashash, sasi që e bëjnë këtë një nga operacionet më të mëdha antidrogë të regjistruara ndonjëherë në territorin e provincës së Teramos.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi gjithashtu një agjendë me emra dhe numra telefoni, e cila tashmë është nën hetim për të rindërtuar rrjetin e kontakteve dhe strukturën e organizimit të trafikut të drogës.

I dyshuari u ndalua në Val Vibrata dhe, pas kontrolleve të mëtejshme, u zbulua ngarkesa e madhe e drogës e fshehur në banesën e tij. Sipas hetuesve, lënda narkotike ishte e destinuar për të furnizuar tregjet e Teramos dhe Askolit, por nuk përjashtohet mundësia që banesa të jetë përdorur edhe si bazë magazinimi për shpërndarje të mëvonshme drejt rajoneve të tjera të Italisë.

Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që mafia shqiptare të jetë e përfshirë në këtë rast, duke pasur parasysh sasinë e madhe të drogës së sekuestruar. Kujtohet se në muajin tetor, edhe Karabinierët zhvilluan një operacion të rëndësishëm antidrogë në Roseto dhe në disa bashki të tjera të zonës, ku u arrestuan tetë persona, shtatë shtetas shqiptarë dhe një italian.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrjetin kriminal dhe për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të rëndë kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco