Një shtetas shqiptar është ndaluar në Val Vibrata, në zonën e Teramos, nga agjentët e Drejtorisë së Policisë së Teramos.
Atij iu gjetën mbi 100 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë hashash, kokainë dhe heroinë, si edhe një sasi e madhe substance për përzierje (prerje). Për këtë arsye, siç raporton ANSA, në Val Vibrata, në zonën e Teramos, u arrestua një shtetas shqiptar.
Pas operacionit të kryer nga Skuadra Mobile e Drejtorisë së Policisë së Teramos, ndaj tij është ngritur akuza për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjeje.
© SYRI.net