Lajmi i fundit

Mijëra shqiptarë të diasporës mbërrijnë atdhe për protestën e sotme kombëtare

Fier/ 26-vjeçari kapet me kokainë pas tentativës për t’u arratisur

Fier/ 26-vjeçari kapet me kokainë pas tentativës për t’u arratisur

14:14, 05/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 26-vjeçar me inicialet Y. E., banues në Fier, është arrestuar nga policia pas një operacioni njëmujor të koduar “New Start”. Shtetasi dyshohet se furnizonte qytetin me kokainë.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti 81 gramë kokainë, të cilën ai kishte për qëllim shitjen, si dhe automjetin dhe tre celularë. Y. E. tentoi të shpëtonte nga policia, por u neutralizua dhe u vënë në pranga.

Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme. Operacioni u realizua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Fier.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco