Lajmi i fundit

Mijëra shqiptarë të diasporës mbërrijnë në atdhe për protestën e sotme kombëtare

Gjirokastër/ Rrëshqitje dheu dhe ndërprerje të energjisë elektrike

Gjirokastër/ Rrëshqitje dheu dhe ndërprerje të energjisë elektrike

11:16, 05/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këtë të hënë moti i keq ka përfshirë disa zona të vendit. Në qarkun e Gjirokastrës kanë vazhduar reshjet e shiut me intervale, të shoqëruara me erëra të forta. Lumenjtë Vjosa dhe Drino janë në nivele normale.

Sipas raportimeve, në bashkinë Tepelenë në orët e para të mengjesit janë shfaqur problematika në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Shkalla e “Zezë” për shkak të rënies së inerteve nga shpatet malore, rruga është e qarkullueshme me një kalim.

Në fshatin Nivicë, njësia administrative Kurvelesh, në vendin e quajtur Vreshtan, ka shkarje të dherave ku rrezikohen 4-5 banesa. Kontraktori është njoftuar dhe po shkon për pastrimin e inerteve dhe kthimin në normalitet të qarkullimit të automjeteve.

Gjithashtu në bashkinë Tepelenë, njësia administrative Kurvelesh ka patur ndërprerje të energjisë elektrike dhe aktualisht është pa energji elektrike njësia Qendër. Nga bashkitë e tjera të qarkut nuk ka raportime për situata emergjente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco