Lajmi i fundit

Mijëra shqiptarë të diasporës mbërrijnë në atdhe për protestën e sotme kombëtare

Plagosën me thikë një person pas konfliktit, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë, në kërkim shoku i tij

Plagosën me thikë një person pas konfliktit, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë, në kërkim shoku i tij

13:14, 25/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia ka arrestuar shtetasin R. B., 33 vjeç, si dhe ka shpallur në kërkim shtetasin F. H., 29 vjeç, në lidhje me një ngjarje të ndodhur në rrugën “Ali Bora”.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë një konflikti, shtetasi F. H. dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. K., i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Pas ngjarjes, F. H. është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u ndihmuar nga R. B., i cili e ka transportuar me automjetin e tij.

Policia vijon punën për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco