Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, është pezulluar menjëherë nga puna zjarrfikësi 54-vjeçar Luan Sulstarova, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme në kuadër të operacionit policor të koduar “Aktiviteti”.
Sipas burimeve, gjatë një aksioni të zhvilluar në një prej lokaleve të qytetit të Pogradecit, në zonën e ish-vilave, Sulstarovës iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa.
Autoritetet bëjnë me dije se pezullimi nga detyra do të mbetet në fuqi deri në përfundim të hetimeve dhe në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, strukturat përkatëse vijojnë veprimet procedurale për rastin në fjalë.
© SYRI.net