Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Goditja e grupit që shiste drogë në Tiranë/ Pjesë e bandës kriminale edhe drejtorët e kompanisë celulare One Albania (EMRAT)

Goditja e grupit që shiste drogë në Tiranë/ Pjesë e bandës kriminale edhe drejtorët e kompanisë celulare One Albania (EMRAT)

00:08, 25/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Detaje të reja vijojnë të zbardhen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Bëhet me dije se në kuadër të operacionit “Labirinti” u zbulua se pjesë e rrjetit të trafikut të drogës ishin edhe dy drejtorë të lartë të kompanisë celulare One Albania. Konkretisht bëhet fjalë për Erald Sina dhe Artan Pullazi, të cilët rezultojnë në listën me 33 masa sigurie. Mësohet gjithashtu se Erald Sina, ishte me detyrë Drejtues i Departamentit të Zyrave dhe Pasurisë në ONE Albania dhe Artan Pullazi, Team Leader në ONE Albania. 

Siç u raportua, grupi e shpërndante lëndë narkotike me taksi dhe me motoçikleta të picave. Me taksi lëvizte Olsi Mici, ndërsa me motoçikletë të shpërndarjes së picave, i loguar me nje brand ndërkombëtar, ishte Erdison Gjella. Po ashtu u raportua se në mesin e të arrestuarve është edhe një ish-ushtarak, Dylber Alijaj.

Gjithsej në pranga kanë rënë Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa,Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja. /Dosja.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco