Massimo Ferro, 53 vjeç, themelues dhe pronar i kompanisë ‘Fmm Service srl’, ka humbur jetën në Shqipëri gjatë një ndërhyrjeje mjekësore, raporton media italiane lokale.
Sipas raportimeve, Ferro pësoi një krizë të papritur respiratorë ndërsa ndodhej në një strukturë mjekësore, ku ishte për një procedurë të planifikuar. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në mëngjes.
‘Fmm Service srl’ është një kompani që operon kryesisht në sektorin e punimeve bujqësore me kontrata me klientë të ndryshëm. Ferro njihej si drejtues aktiv i biznesit dhe figura e tij ka lënë një boshllëk të rëndë për komunitetin e biznesit në rajon.
Autoritetet lokale mjekësore dhe shqiptare ende nuk kanë dhënë detaje zyrtare mbi shkaqet e krizës respiratore, ndërsa familja dhe kolegët e tij po organizojnë detajet për transferimin e trupit në Itali dhe për nderimet mortore.
© SYRI.net