Gjykata e Tiranës i ka cilësuar si të paligjshme arrestimet e policisë së shtetit menjëherë pas protestës së opozitës. Këtë të mërkurë, togat e zeza vendosën lirimin e menjëhershëm të Albi Kryeziut, Erlis Sinës, Xhekson Dedajt dhe Artan Hysenajit. Procesi nisi që në orët e para të mëngjesit dhe u ndoq nga afër nga deputetët e Partisë Demokratike dhe përfaqësuesit ligjorë. Menjëherë pas vendimit të gjykatës, Flamur Noka u shpreh se qytetarët do të vijojnë të protestojnë për skandalet e qeverisë Rama dhe korrupsionin e tij.
Avokatja e 4 të arrestuarve, Eda Grimci tha se policia nuk paraqiti asnjë provë dhe pamje filmike për të argumentuar arrestimet.
Menjëherë pas protestës policia shoqëroi 11 persona, ku 4 u arrestuan dhe 7 u proceduan në gjendje të lirë, gjithashtu u procedua penalisht dhe sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Ervin Minarolli.
© SYRI.net