Një shtetase nga Lushnja ka kallëzuar në Polici se vajza e saj 15-vjeçare është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Sipas njoftimit zyrtar, kallëzimi është bërë nga shtetasja M. V., ndërsa shërbimet e Policisë po punojnë intensivisht për gjetjen e të miturës dhe sqarimin e rrethanave të largimit të saj.
Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.
© SYRI.net