Korçë/ Arrestohet 49-vjeçari për kontrabandë mallrash, nën hetim një doganier i Kapshticës

Korçë/ Arrestohet 49-vjeçari për kontrabandë mallrash, nën hetim një doganier i Kapshticës

11:38, 24/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një rast i dyshuar i kontrabandës së mallrave është goditur nga Policia në qytetin e Korçës, ku një 49-vjeçar është arrestuar në flagrancë, ndërsa një doganier është vënë nën hetim për shpërdorim detyre.

Sipas Policisë, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë ndaluar një automjet në lagjen nr. 6 të Korçës. Gjatë kontrollit, në automjetin që drejtohej nga shtetasi V. T., janë gjetur veshje të ndryshme pa fatura shoqëruese, të dyshuara si mallra të futura nga Greqia pa kryer procedurat e zhdoganimit.

Në vijim të veprimeve, V. T., 49 vjeç, banues në Korçë, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Po ashtu, materialet hetimore janë referuar në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” ndaj shtetasit R. M., 40 vjeç, banues në Pogradec, doganier në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, i cili dyshohet se nuk ka kryer kontrollin e automjetit sipas detyrës funksionale.

Policia bëri me dije se mallrat e dyshuara si kontrabandë, si edhe automjeti me të cilin ato transportoheshin, janë sekuestruar. 

Njoftimi i  policisë:

Korçë 

U kap në flagrancë duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, arrestohet 49-vjeçari.

Procedohet penalisht 1 doganier i PKK Kapshticë, pasi dyshohet se nuk ka kryer procedurat për zhdoganimin e mallrave.    
 
Sekuestrohen mallrat dhe automjeti me të cilin transportoheshin.   

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të kontrabandës së mallrave.    

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në lagjen nr. 6, Korçë, automjetin me drejtues shtetasin V. T. Gjatë kontrollit në automjet, janë gjetur veshje të ndryshme pa faturat përkatëse, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka futur në Shqipëri, pa kryer procedurat e zhdoganimit.        

Në vijim të veprimeve për këtë rast:   
-u arrestua në flagrancë shtetasi V. T., 49 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”; 

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin R. M., 40 vjeç, banues në Pogradec, doganier në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, pasi dyshohet se nuk ka kryer detyrën për të kontrolluar automjetin.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco