Gjykata e Lezhës ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar në total me 17 vite e 8 muaj burg tre persona të akuzuar për kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit, ku në prill të vitit 2024 u zbulua një stan i përshtatur për këtë veprimtari kriminale. Mes të dënuarve është edhe Armando Ndreca, vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Ndreca.
Sipas vendimit të trupit gjykues, të kryesuar nga gjyqtari Lirim Bulica, me anëtare Irma Cacaj dhe Eglantina Biba, Elvis Shpellzaj dhe Armel Nikdukaj janë dënuar secili me nga 6 vite e 8 muaj burgim, ndërsa Armando Ndreca me 4 vite e 4 muaj burgim.
Gjykata e shpalli fajtor Elvis Shpellzajn për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Pas bashkimit të dënimeve dhe përfitimit të uljes me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua përfundimisht me 6 vite e 8 muaj burg.
E njëjta masë dënimi u dha edhe për Armel Nikdukajn, i cili u shpall fajtor për të njëjtat vepra penale: prodhim dhe shitje narkotikësh, kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.
Ndërkohë, Armando Ndreca u shpall fajtor për “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Vjedhje të energjisë elektrike”, por u deklarua i pafajshëm për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”. Pas bashkimit të dënimeve dhe uljes me 1/3, ai u dënua përfundimisht me 4 vite e 4 muaj burg.
Gjykata vendosi që vuajtja e dënimit për të pandehurit të kryhet në burg të sigurisë së zakonshme, duke llogaritur kohën nga momenti i arrestimit ose caktimit të masës “arrest në burg”.
Po ashtu, u urdhërua asgjësimi i lëndës narkotike të sekuestruar dhe shpenzimet procedurale, si ato hetimore ashtu edhe gjyqësore, iu ngarkuan solidarisht të pandehurve.
VENDIMI I GJYKATËS:
Trupi gjykues për gjykimin e çështjen penale nr.332 të vitit 2024 i kryesuar nga gjyqtari Lirim Bulica, dhe me anëtar gjyqtare Irma Cacaj dhe Eglantina Biba vendosi që përfundimisht Elvis Shpellzaj të dënohet me 6
(gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, Armel Nikdukaj me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim dhe Armando Ndreca me 4 (katër) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Elvis Shpellzaj për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283, pargrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e
tij me 7 (shtatë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Elvis Shpellzaj për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284, pargrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij
me 6 (gjashtë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Elvis Shpellzaj për kryerjen e veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, parashikuar nga neni 137, paragrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në caktimin e një dënimi të vetëm për disa vepra penale, i pandehuri Elvis Shpellzaj dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Elvis Shpellzaj me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit të fillojë nga data e arrestimit në flagrancë të tij dhe pjesa e pa vuajtur e dënimit të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Armel Nidukaj për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283, pargrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e
tij me 7 (shtatë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Armel Nidukaj për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284, paragrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij
me 6 (gjashtë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Armel Nikdukaj për kryerjen e veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, parashikuar nga neni 137, pargrafi 2 i K.Penal dhe në bazë
të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në caktimin e një dënimi të vetëm për disa vepra penale, i pandehuri Armel Nikdukaj dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Armel Nikdukaj me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Ndreca për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284, pargrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Ndreca për kryerjen e veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, parashikuar nga neni 137, pargrafi 2 i K.Penal dhe në bazë
të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Armando Ndreca për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283, pargrafi 2 i K.Penal.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në caktimin e një dënimi të vetëm për disa vepra penale, i pandehuri Armando Ndreca dënohet me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Armando Ndreca me 4 (katër) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit të fillojë nga data e caktimit të masës së sigurimit arrest në burg dhe pjesa e pa vuajtur e dënimit të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Bazuar në nenin 190 të Kodit të Procedurës Penale, lënda e narkotike e sekuestruar të asgjësohet.
Shpenzimet procedurale gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore të parapaguara nga shteti u ngarkohen solidarisht të pandehurve.
© SYRI.net