Një 30-vjeçar u dorëzua mëngjesin e sotëm në Kalamata, në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Finikounda në fillim të tetorit. Sipas informacioneve, ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, ndërsa akuzohet për bashkëpunim në krim.
Autoritetet e kishin shpallur në kërkim 30-vjeçarin, i cili dyshohet se është mik i biznesmenit të arrestuar pak ditë më parë dhe se ka pasur rol në këtë çështje.
Kujtohet se më herët u arrestuan nipi i pronarit 68-vjeçar të kampingut në Finikounda dhe një mik i tij biznesmen nga Athina, pas urdhër-arresteve të lëshuara nga oficeri hetues. Të dy akuzohen për nxitje të krimit.
Me dorëzimin e 30-vjeçarit, numri i të arrestuarve për këtë ngjarje të rëndë shkon në pesë, pasi përveç nipit dhe mikut të tij, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë në kuadër të hetimeve.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive për vrasjen e dyfishtë në Finikounda.
© SYRI.net