Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Makina përplaset me motorin, ndërron jetë 40-vjeçari

Makina përplaset me motorin, ndërron jetë 40-vjeçari

21:58, 13/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të shtune, 13 dhjetor, teksa po udhëtonte me motor.

Ka qenë një makinë, e cila ka përplasur drejtuesin e motorit, duke e lënë të vdekur në vend.

Si pasojë e përplasje, ka mbetur e plagosur edhe një 22-vjeçare e cila po udhëtonte së bashku me 40-vjeçarin, me inicialet B.T.

Drejtuesi i automjetit shtetasi F. Gj, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën e Prushit, automjeti me drejtues shtetasin F. Gj, rreth 23 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T, rreth 40 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit si dhe është dëmtuar pasagjerja në motomjet shtetasja A. Gj, rreth 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit shtetasi F. Gj, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco