FNSH zbarkon në Vlorë, kontrolle mjeteve të dyshimta në hyrje-daljet e qytetit

19:52, 11/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike, ka zhvilluar mbrëmjen e kësaj të enjte një aksion të gjerë kontrollesh në të gjithë qytetin, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Gjatë operacionit janë kontrolluar mjete të dyshimta në hyrje-daljet e qytetit, si dhe në pika të ndryshme me qarkullim të lartë, për të parandaluar ngjarjet e mundshme dhe për të garantuar një mjedis të sigurt për qytetarët dhe vizitorët.

Kontrollet pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa autoritetet theksojnë se këto masa janë pjesë e planit të posaçëm për sezonin festiv, me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco